Francë, ngrica shkakton pesë të vdekur

20/01/2013 14:20

Pesë francezë humbën jetën në orët e para të së dielës, si pasojë e rreshjeve të dendura të dëborës që kanë provokuar aksidente të ndryshme rrugore.

Në Lozer, në Francën qendrore, katër persona, midis të cilëve tre ushtarakë, humbën jetën në aksidente të ndryshme të shkaktuara nga nrgica në rrugë.

Një tjetër fatkeqësi në autostradën Montpelie-Clermond Ferrand shkaktoi vdekjen e një gruaje, ndërsa të paktën dhjetë automjete mbetën të përfshira në aksident, me një bilanc prej disa të plagosurish rëndë.

Aktualisht, Parisi dhe pothuajse e gjithë Franca qëndrore dhe veriore është e mbuluar nga dëbora.

Vonesa të shumta janë regjistruar edhe në trafikun ajror, por problemet nuk kanë qenë aq të rënduara së në Londër, ku në aeroportin kryesor, “Heathroë”, janë anulluar me qindra fluturime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA