Djokovic mund “epikun” Wawrinka

20/01/2013 00:00

Kampioni në fuqi i “Australian Open”, Novak Djokovic, ka zhvilluar një ndeshje epike me Stanislav Wawrinka-n, e cila zgjati 5 orë e 2 minuta, për t’u mbyllur pas 5 setesh, me rezultatet 1-6, 7-5, 6-4, 6-7 dhe 12-10.

Tenisti zvicerian është numri 15 në botë, në klasifikimin për meshkuj, megjithatë e filloi me vrull ndeshjen, duke fituar setin e parë 6-1, për vetëm 25 minuta. Por, kjo ishte pjesa më e thjeshtë për të dy, në këtë ndeshje, pasi setet pasardhëse u luftuan pikë për pikë deri në fund, për të arritur te seti i pestë dhe i fundit, që u mbyll me rezultatin 12-10.

Më pas, në deklaratën e tij, Djokovic e quajti Wawrinka-n si të barabartë dhe si fituesin e kësaj ndeshjeje. Gjithsesi, kundërshtari i radhës për tenistin serb, në çerekfinale, do të jetë tenisti çek Tomas Berdych.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB