Zjarr në shtëpinë e Ozzy Osbourne
19/01/2013 00:00
Ozzy Osbourne dhe bashkëshortja e tij po marrin veten pas një zjarri që ra në banesën e tyre në Beverly Hills.
Ozzy ka mbetur i plagosur lehtë, duke humbur një pjesë të flokëve, si dhe i është rihapur një plagë e vjetër në njërën dorë.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja Sharon në një intervistë për programin televiziv “The Talk”, ku ka bërë edhe një autokritikë të thellë.
“Jemi dy idiotë. Bëmë atë që nuk duhet të bënim, të flinim duke lënë qiririn ndezur, të hapnim dyert dhe të hidhnim ujë mbi vetë qiririn”, ka treguar Sharon.
Top Channel