Ka përfunduar mes emocionesh të forta edhe nata e parafundit e “The Voice of Albania”.

Të premten e ardhshme surprizat do të jenë edhe më të fuqishme, falë katërshes finaliste të përbërë nga Jozefina, Mjellma, Venera dhe Mateji, që do të japin maksimumin e tyre për të rrëmbyer tashmë edhe votat e publikut.

Kjo, pasi në natën finale, një pjesë të rëndësishme të vendimit, për të përcaktuar fituesin, do të kenë edhe ata, veç vlerësimit që do të japin 4 trajnerët respektivë.

“O Zot! Jam shume e gezuar nuk e them dot me fjale, qe jam pjese e finales se madhe..Dua t’ju falenderoj shume per mbeshtetjen qe me keni bere gjithmone dhe ju premtoj qe ne finale nuk do t’ju zgenjej! Dua te falenderoj ne vecanti dhe Almen qe me dha mundesii ta prek finalen nje vajze kaq e vogel sa une.Familjen qe me ka perkrahur gjithmone dhe kusheriren time Enrika Derza qe erdhi te me mbeshtese mua dhe i them qe e dua pafund sepse gjithmone me ka sjelle fat dhe do vazhdoje te me sjelle”, shkruan Jozefina ne rrjetin social.

“Emocioni me dritherues i jetes sime por te njejten kohe edhe me i bukuri, jam lutur shume qe sonte te permbahem nga lotet per te dyja vendimet, por me besoni qe ishte e pamundur, dhe e dini cka???…lotet nuk kane te ndalur akoma!Me gjithe zemer ju falenderoj te gjitheve qe me keni perkrahur prej fillimit, me keni percjelle gjithmone emocion te vecante…jam krenare qe ju kam!” thotë finalistja tjetër Mjellma.

“Falenderoj shume Sidritin dhe sidomos ju falenderoj shume fansa per mbeshtetjen “, thotë Venera, ndërsa Mateji vijon ende me emocionet e kësaj nate të madhe.

 

Garën për të përzgjedhur zërin më të mirë të shqiptarëve e kanë
ndërprerë, një hap nga fundi, Aleksandri nga skuadra e Eltonit, Lindi
nga skuadra e Sidridit, Dino nga skuadra e Almës dhe Keleri nga ajo e
Miriamit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA