Video/ Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht Shumë ekspertë mendojnë se i rënduar nga problemet brenda vendit, Obama
do të preferonte që një pjesë të cështjeve nderkombetare t`ia linte Bashkimit Europian t’i zgjidhe.
Çështja është se askush nuk e di sa do të jetë në gjendje t’ia dalë mbanë kësaj detyre. Sa aftesi dhe vullnet do te jete blloku për të ruajtur rendin aktual liberal evropian, në kohën kur Rusia i ka kthyer kurrizin Perëndimit, kur Turqia e ka humbur shpresën për t’u anëtarësuar në BE dhe periferia e kontinentit te vjeter ka shumë probleme.
Nga ana tjeter, thote Deutsche Welle, shtrohet edhe pyetja a do të jetë BE partner i besueshëm i Amerikës në Europë, në një moment kur Uashingtonit i mungojnë burimet dhe oreksi për të qenë polic global dhe bota është në trazira konstante. Këto janë ndoshta dy çështjet kritike që do të karakterizojnë axhendën evropiane të Presidentit Barack Obama në raundin e dytë të saj.
Kriza financiare e ka bërë Amerikën që t’i ndiejë kufijtë e fuqisë së saj globale. Obama e kupton më mirë se çdo president tjetër në ç’masë do të jetë i kufizuar roli i Amerikës në botë nga përmasat e buxhetit të saj gjigant publik dhe nga përvoja zhgënjyese e vendit në përballimin e administrimit të pasluftës në Irak dhe në Afganistan. Kështu që nuk është për t’u çuditur që përpjekjet e presidentit pritet të fokusohen në reformimin e Amerikës dhe jo në transformimin e botës.Por që të blejë kohë për projektin e tij për riperteritjen e shteteve te bashkuara, shefit te shtepise se bardhe do ti duhet te dije sa efektiv mund të jetë blloku europian një fuqi rajonale dhe sa ambicioze mund të jetë BE-ja si fuqi globale, dhe ndonese ne Washington ka mjaft skeptizicem, duket se vete obama nuk ka shume alternativa zgjedhjeje.
Top Channel