Dalja e Britanisë nga BE

19/01/2013 00:15

Të premten ishte njoftuar dita se kur kryeministri britanik do të përvijonte të ardhmen e marrëdhënieve të Britanisë me Bashkimin Europian, fjalim që u shty për shkak të krizës së pengjeve në Algjeri.

Sipas pasazheve të fjalimit, të bëra publike nga zyra e kryeministrit, mësohet se Cameron do të shpaloste një vizion pozitiv për të ardhmen e BE-së, një të ardhme, në të cilën Britania dëshiron dhe do të dëshironte të luante një rol aktiv dhe angazhues.

Kryeministri planfikonte të theksonte se strukturat e BE-së po i nënshtroheshin ndryshimeve të mëdha, duke theksuar se ka një hendek mes qytetarëve dhe BE-së, hendek që është thelluar në mënyrë dramatike në vitet e fundit, që përfaqëson mungesë të llogaridhënies demokratike dhe pëlqim, që ndihet në mënyrë akute në Britani.

“Nëse nuk i adresojmë këto sfida, rreziku është se Europa do të dështojë dhe britanikët do të ecnin drejt daljes”, thuhet në fjalimin e kryeministrit Cameron.

Sipas tij, masat e ashpra ekonomike në eurozonë e kanë shtuar urgjencën e legjitimitetit demokratik të Bashkimit Europian. Ne në Britani e shohim frustrimin me BE, në një formë shumë dramatike. Udhëheqësit e BE-së e kanë për detyrë t’i dëgjojnë këto shqetësime dhe ne e kemi për detyrë të punojmë në këtë drejtim.

“Rruga e tanishme dhe ajo që kërkojnë udhëheqësit e BE-së, – sipas Cameron, – do të dobësojë dhe nuk do të forcojë Bashkimin Europian. Çështja e daljes së mundshme të Britanise nga BE u bisedua edhe mes presidentit Obama e kryeministrit britanik, gjatë një telefonate mes tyre, ku sipas administratës amerikane, SHBA vlerëson një Britani të fuqishme në një BE të fuqishme, si dhe një Britani, që ofron një krontribut tejet të rëndësishëm për paqen, prosperitetin dhe sigurinë në Europë dhe në botë.

Si Brukseli, edhe Londra, do te duhet të bëjnë kompromis medoemos, pasi as njëri e as tjetra nuk e përballojnë sot, realisht, skenarin e daljes nga BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA