Bora mbulon Parisin

19/01/2013 00:00

Parizianët jane zgjuar si rrallëherë me qytetin e tyre të mbuluar nga
dëbora, ndërsa në mbarë Francën temperaturat jane ulur ndjeshëm e
kushtet e motit janë përkeqesuar aq shumë sa autoritetet vendase u
detyruan të lëshojnë disa paralajmërime për kushte të ashpra
atmosferike.

Bora dhe akulli neper rruge e kane vendosur gjysmen e vendit ne alarm portokolli, niveli i dyte per nga rrezikshmeria. ‘Meteo France’ nga ana tjeter ben thirrje per sa me shume kujdes, sidomos pas raporteve te shumta per aksidente, pasoje e rreshqitshmerise se larte ne rruge.

Ne Paris pati vonesa e anulime te udhetimeve ne transportin publik. Problemet nuk i penguan megjithate femijet te shijonin luften me topa bore ne bulevardet e kryeqytetit francez.

Ngerçe trafiku e mbyllje te shkollave kane shkaktuar reshjet e medha te debores edhe ne Britani. Ne pjese te ndryshme te vendit ka pasur anulime te fluturimeve, rruge te mbyllura per trafikun e vonesa te trenave. Vetem ne Heathrow u pezulluan rreth 350 fluturime ndersa pista veriore e aeroportit qendroi e mbyllur per 45 minuta.
Më e veshtire situata paraqitet ne Wales, kur autoritetet leshuan nje paralajmerim te rralle te kuq nga moti i keq. Ne disa pjese te Londres, shtresa e debores ka mberritur ne 25 centimetra. Nga ana tjeter me mijera banesa ne Wales kane mbetur pa energji elektrike, ndersa situata pritet te rendohet edhe me shume ditet ne vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB