The Voice of Albania
18/01/2013 00:00
Sot në mbrëmje vazhdon gara në “The Voice of Albania” në përzgjedhje të zërit më të mirë të shqiptarëve.
Tashmë kanë mbetur nga dy këngëtarë për çdo skuadër dhe secili prej tyre do të këndojë live.
Eliminimi i katërshes së sotme do të përcaktojë edhe katër finalistët e këtij edicioni. Trajnerët janë duke bërë zgjedhjet e tyre, por së shpejti edhe publiku do të thotë të tijën.
Sa do të ndikojnë ata dhe sa publiku në përzgjedhjen e zërit më të mirë? Gjithçka sonte në ‘The Voice of Albania’, në ekranin e Top Channel, ora 20.50.
Top Channel