Serbia nuk do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Bujqësisë në Panairin e 78 ndërkombëtar në Berlin, për shkak të pranisë së Kosovës.

“Duke qenë se Gjermania do ta trajtojë delgacionin kosovar si përfaqësues të Republikës së Kosovës, ne nuk do të marrim pjesë në këtë takim”, ka deklaruar sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Danillo Goluboviç për mediat lokale.

Ai ka thënë se, vendi mikpritës nuk ka përmbushur kërkesën e qeverisë së Serbisë që përkrah emrit të Kosovës të vendoset asteriski ose fusnota.

Në të kaluarën Serbia i ka bojkotuar thuajse të gjitha takimet e konferencat ndërkombëtare për shkak të pranisë së zyrtarëve kosovarë.

Edhe pse vitin e kaluar kryeministri Ivica Daçiç deklaroi se do të hiqej dorë nga këto veprime, pasi bojkoti vetëm sa dëmton Serbinë, duket se Beogradi e ka të vështirë të heqë dorë nga zakonet e vjetra.

Top Channel