Kosova është tronditur gjatë orëve të para të ditës së premte, nga shpërthime të shumta.

Në Prishtinë, 3 makina me targa zyrtare kanë shpërthyer e më pas janë mbuluar nga flakët. Shpërthimi i tyre ka ndodhur, teksa kanë qenë të parkuara.

Ende nuk ka një reagim zyrtar të Policisë së Kosovës, ndërkohë që nuk bëhet e ditur as fakti, se kush i kishte në përdorim makinat me targa zyrtare të Prishtinës.

Është mësuar se shpërthimet kanë ndodhur në lagje të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, pikërisht te “Bregu i Diellit”, në “Kodrën e Trimave” dhe në Ulpjanë.

Sipas burimeve të pakonfirmuara, makina që shpërtheu te “Kodra e Trimave” i përket Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë, një tjetër shpërthim është shënuar edhe në qytetin verior të Mitrovicës, nga ku nuk ka njoftime për të lënduar.

Top Channel