Format e Huntington-Whiteley
18/01/2013 15:25
Rosie Huntington-Whiteley duket e mrekullueshme në setin më të fundit fotografik për fushatën e ‘Autograph Spring’. Modelja 25-vjeçare ka pozuar me të brendshme ku mbizotëron ngjyra rozë.
“Kemi zgjedhur këtë ngjyrë pasi po afron Shën Valentini”, shprehet modelja, e cila në vitin 2011 ka bërë edhe debutimin e saj në kinematografi me filmin ‘Transformers 3’, ku zëvendësoi Megan Fox.
Që nga viti 2006, Rosie është modele e markës së famshem ‘Victoria’s Secret’.
Modelja aktualisht është e lidhur me aktorin britanik të filmave aksion, Jason Statham.
Top Channel