Venezuelë, ushtria mbështet Chavezin

17/01/2013 15:30

Ushtria e Venezuelës do të mbështesë mandatin e ri të presidentit Hugo Chavez, ndërsa vendi mbetet i mbërthyer nga dyshimet për një tranzicion të mundshëm politik, deklaroi të enjten ministri i mbrojtjes.

58-vjeçari Chavez duhet të betohej në fillimin e mandatit të katërt në datën 10 janar, por diçka e tillë u bë e pamundur nga mungesa e presidentit në vend, për shkak të trajtimit që po merr në Kubë pas një ndërhyrje për heqjen e një mase tumorale.

Kjo ishte hera e katërt që presidenti i Venezuelës i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale për të luftuar kancerin dhe gjendja e tij vazhdon të jetë delikate.

Mungesa e Chavezit në vend në nisjen e mandatit krijoi një debat kushtetues në Venezuelë, mbi faktin nëse duhet të realizoheshin zgjedhje të parakoshme, pasi kushtetuta përcaktonte shprehimisht që nëse presidenti nuk është në gjendje të realizojë betimin për arsye shëndetësore, atëherë kalohet në zgjedhje të parakohshme.

Gjykata e Lartë, në një vendim të shumëdebatuar në vend, vendosi më parë gjatë javës që Chavez vazhdon të jetë president dhe që mund të betohet në një datë më të vonë.

Në këto kushte, ministri i Mbrojtjes, Diego Molero Bellavia, theksoi se ushtria mbetet e gjitha në mbështetje të Chavezit, presidentit që në vitin 2002 vuajti një grusht shteti, por u rikthye në pushtet pas protestave popullore në mbështetje të tij.

”Ushtria do të ushtrojë forcën e saj për të detyruar zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila lejon kreun e shtetit të rikthehet në funksionin e tij, kur gjendja e tij shëndetësore të lejojë diçka të tillë”, deklaroi Bellavia.

Chavez, nje ish-ushtarak, drejton shtetin e Amerikes se Jugut me 30 milione banore qe prej vitit 1998.

Gjate drejtimit te tij, ai eshte dalluar per nje sere reformash sociale dhe rishperndarjen e pasurise, duke ndikuar ne rritjen e mireqenies per klasat me te varfera te shoqerise, por nepermjet retorikes se tij nacionaliste dhe anti-globaliste, eshte identifikuar si nje prej kundershtareve kryesore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne bote.

Top Channel