Nën akuzë për prostitucion dhe abuzim seksual, publikohet fotoja e parë e Sean “Diddy” Combs nga burgu federal në New Jersey
Al Pacino dhe Brian de Palma do të bashkohen sërish, për herë të parë në
20 vjet, për të bërë një film mbi jetën e një trajneri futbolli
amerikan.
Aktori dhe regjisori, që kanë punuar bashkë për kryeveprën “Scarface” dhe “Carlito’s Way”, po bashkojnë forcat për “Happy Valley”, që tregon historinë e Joe Paterno.
Trajneri i Penn State, që ndërroi jetë vitin e kaluar, thuhet se mbuloi një abuzim seksual që asistenti i tij Jerry Sandusky bëri ndaj një të mituri.
Filmi do të ketë si producent Edward R Pressman, i njohur më mirë për sagën “American Psycho”, që ka blerë të drejtat e filmit nga Joe Posnanski, autor i best-sellerit “Paterno”.
“”Happy Valley” do të bashkojë ekipin e “Scarface” dhe “Carlito’s Way”, De Palma dhe Paçino, për të tretën herë”, ka thënë Pressman.
“Nuk mendoj se ka një dyshe më të mirë se kjo për të treguar historinë e një njeriu kompleks dhe të drejtë, që u rrënua nga një defekt tragjik i tij”, ka shtuar producenti.
Top Channel