Edhe SHBA pezullon fluturimet e “Boeing 787”

17/01/2013 04:25

Problemet për modelin “Dreamliner” të “Boeing 787” vazhdojnë, teksa autoriteti rregullator amerikan si dhe shumë kompani aviacioni kanë pezulluar fluturimet e tyre, për shkak të sigurisë.

Administrata Federale e Aviacionit (AFA) udhëroi kompanitë e aviacionit amerikan të mos përdorin përkohësisht aeroplanët 787, pas problemit të baterisë, që detyroi një avion të kryente një ulje emergjente në Japoni.

Autoritetet kiliane ishin ndër të parat që reaguan, ndërkohë që dy kompanitë kryesore japoneze ndërmorrën të njëjtin hap. Një sërë problemesh kanë ngritur dyshime mbi të ardhmen e 787-ave.

Gjatë javëve të fundit, “Dreamliners” kanë pësuar disa incidente, përfshi rrjedhje karburanti, plasaritje të dritares së kabinës kryesore dhe zjarre nga shkëndijat elektrike. Gjithsesi, ishte problemi me baterinë, ai që shkaktoi më shumë shqetësime.

FAA tha se aeroplanët duhet të tregojnë siguri, mbi të gjitha nga bateritë, përpara se fluturimet të rinisin. “Boeing” bëri të ditur se kur lëshon një direktivë fluturimi, ajo paralajmëron komunitetin ndërkombëtar të aviacionit, kështu që autoritetet e tjera mund të ndërmarrin veprime paralele për të mbuluar operimin e avionëve nëpër vendet e tyre.

Top Channel