
“Vajza ime shoqëron njerëzit e pasur për ditë me radhë në mënyrë që të sigurojë para për të paguar borxhet që ka”.
Kjo është deklarata shokuese e Michael Lohan, babai i aktores Lindsay Lohan, cituar nga Radar Online.
“Qendron për ditë me radhë me meshkuj të famshëm të cilët i paguajnë cdo gjë, që nga udhëtimet, hotelin madje edhe bizhuteritë e dhurata të tjera”, thotë ai duke nënvizuar se “puna e re” e vajzës së tij, nuk ndryshon shumë nga ajo e modeleve apo aktoreve të tjera që paguhen për të qendruar përkrah meshkujve të pasur, dhe kjo jo domosdoshmërisht e bën atë prostitutë.
Radar Online thotë se përflitet që mes klientëve të aktores problematike është princi Haji Badul Azim, i treti në radhën e kurorës së Sulltanatit të Bruneit, ndërsa së fundmi mendohet se një miliarder amerikan ka paguar 100 mijë dollarë për të kaluar natën e ndërrimit të viteve me Lohan.
Por menjëherë pas publikimit të këtij artikulli, fillimisht nga “Star Magazine” në Shtetet e Bashkuara, Michael mohon gjithcka. Nuk kam thënë kurrë dicka të tillë, shprehet ai, duke shtuar se gjithcka që është shkruajtur apo përfolur se fundmi në media nuk ka dalë nga goja e tij.
Top Channel