Tamara Ecclestone tregon format
16/01/2013 12:45
Viti 2012 ishte viti i ndarjes nga i dashuri i saj prej shumë vitesh, por tashmë Tamara Ecclestone ka hedhur gjithçka pas krahëve dhe ka vendosur të kthehet në qendër të vëmendjes së show-biz-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vajza e padronit të Formulës 1, Bernie Ecclestone, ka treguar format e saj në një set fotografik me bikini.
28-vjeçarja është shprehur kohët e fundit se nuk po kërkon me ngulm dashurinë: “Është diçka që ndodh kur është e shkruar dhe ndodh atëherë kur ti e pret më pak. Kam pasur gjithmonë lidhje të gjata dhe për herë të parë jam beqare. Dua të shijoj këtë kohë.”
Top Channel