Real Madrid do të mundohet të ruajë avantazhin e dy golave në “Mestalla” mesjavën e ardhshme pasi skuadra e Jose Mourinho fitoi 2-0 ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Kupës së Mbretit edhe pse ishte inferior në lojë ndaj Valencias.
Miqtë diktuan lojën në “Santiago Bernabeu, por madrilenët shënuan me Karim Benzema në minutën e 37 dhe dyfishuan avantazhin pas një autogoli të Guardados në pjesën e dytë.
Roberto Soldado, kapiteni dhe sulmuesi kryesor i Valencias, kritikoi ashpër gjyqtarin e takimit pas përfundimit të ndeshjes.
“Kur luan ndaj Realit është e vështirë, por kur shton edhe gabimet e arbitrit dhe anësorëve, bëhet e pamundur. Gjyqtarët nuk e mbajnë dot presionin e Bernabeut. Nuk është hera e parë që na ndodhin gjëra të tilla në Madrid”, tha spanjolli, i cili në tre raste u ndalua gabimisht nga anësori për pozicion të parregullt.
Top Channel