Tashmë gjithçka duket se është shkatërruar mes Realit dhe Kakà.
Shkaku, që klubi madrilen i ka kthyer shpinën brazilianit, ka qenë ndëshkimi me karton të kuq, pas vetëm 18 minutash nga aktivizimi i tij, gjatë ndeshjes së fundit në La Liga, kundër Osasunës, takim që përfundoi në barazim pa gola.
Drejtuesit e “Los Blancos” dëshirojnë të lirohen nga paga e lartë e fantazistit brazilian, plot 12 milionë euro në sezon, madje edhe nëse do t’u duhet ta shesin me kosto zero.
Milani ndjek prej kohësh situatën: nëse Kakà do të pranonte reduktimin e pagës dhe do të vinte me kosto zero, atëherë gjithçka do të ishte e mundshme për rikthimin e tij me fanellën kuqezi.
Ndërkohë, pas këtij veprimi të Real Madrid, besohet të jetë dëshira për të mbajtur në “Santiago Bernabeu” portugezin Cristiano Ronaldo, i cili nuk ka rinovuar akoma kontratën e tij, por në rast se Kakà largohet, atëherë Florentino Perez mund t’i plotësojë të gjitha kushtet financiare të kërkuara prej CR7-s.
Top Channel