Robert Pattinson dhe Kristen Stewart janë ndarë për herë të dytë. Sipas ‘The Sun’, çifti i aktorëve nuk është më bashkë dhe vendimi për ndarjen ka ardhur nga 26-vjeçari.
Fillimisht marrëdhënia mes tyre pësoi një goditje të fortë në korrik, kur 22-vjeçarja Stewart e tradhëtoi partnerin e saj me regjisorin 42-vjeçar Rupert Sanders. Në shtator u pajtuan, promovuan filmin e fundit të sagës ‘Twilight’ në muajin nëntor e tani janë ndarë sërish.
Një burim u shpreh për tabloidin britanik: “Kristen donte të ishte përkrah tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes, por Robert i tha që do ishte më mirë mos të takoheshin më. Kristen është e mërzitur, por e kupton.”
“Ajo shpreson që koha të bëjë që Robert të harrojë tradhëtinë e saj, por miqtë dhe familja e tij i bënin presion që ta linte sepse ata mendojnë se marrëdhënia me Kristen po i shkatërronte karrierën”, shton burimi.
Top Channel