Milan nuk do Beckham, por Mourinho

16/01/2013 11:50

David Beckham nuk do të kthehet të luajë për Milanin. Mesfushori veteran anglez duhet të vazhdojë kërkimin e tij për një skuadër të re pas lamtumirës nga Los Angeles Galaxy.

Kontaktet me drejtuesit kuqezinj nuk kanë sjellë rezultatet e pritura nga ish-futbollisti i Manchester United dhe Real Madrid. Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, ka refuzuar hipotezën e rikthimit të 38-vjeçarit pasi tashmë klubi italian ka ndërmarrë politikën që bazohet në lojtarët e rinj në moshë.

Ndërkohë, tabloidi britanik ‘The Sun’ ka publikuar një lajm “bombë”: Milan është në ndjekje të Jose Mourinho! Problemi i vetëm mbetet rroga e lartë e teknikut portugez të Real Madrid.

Silvio Berlusconi kërkon një tjetër trajner në krye të Milanit, por nëse mendohej se Pep Guardiola ishte objektivi kryesor, tashmë duket se vëmendja e presidentit është tek ‘The Special One’.

E ardhmja e Jose Mourinho me shumë mundësi është larg Realit sapo të përfundojë sezoni aktual. Sipas ‘The Sun’, Chelsea, Paris Saint Germain, Bayern Munchen dhe Milan mund të jenë e ardhmja e trajnerit polemik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA