Jennifer Lopez: E lumtur për Ben Affleck

16/01/2013 11:30

Jennifer Lopez është shprehur e lumtur për suksesin e Ben Affleck, ish të fejuarit të saj, në ceremoninë e ‘Golden Globes’. Këngëtarja latine tha në një emision televiziv amerikan se u gëzua shumë kur Affleck u shpall regjisori më i mirë ditën e dielë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për kinematografinë.

“Argo ishte një film i mrekullueshëm dhe ishte bukur të shikoja suksesin që pati”, theksoi J-Lo.

Ben Affleck ka qenë i lidhur me portorikanen nga viti 2000-2002, ndërsa tashmë ka 7 vite i martuar me aktoren Jennifer Garner.

Ndërsa Jennifer Lopez u martua dhe u divorcua nga këngëtari Marc Anthony e tashmë është e lidhur me Casper Smart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA