Fotot e para nga filmi i ri i Hugh Jackman

16/01/2013 14:20

Hugh Jackman rikthehet më i fuqishëm se më parë me rolin e Wolverine. Në disa foto promovuese të filmit të ri të superheroit të novelave grafike të Marvel, aktori australian shfaq muskujt që janë si rezultat i një diete të rreptë dhe stërvitjeje të stërlodhshme.

Australiani ka thënë se ka ngrënë 6 herë në ditë dhe ka shtuar gjysmë kilogrami për 6 muaj me radhë. 6 mijë kalori ditore ishin të domosdoshme për të ndërtuar muskujt, sipas Jackman.

44-vjeçari e interpreton për herë të gjashtë rolin e Wolverine pasi ka qenë protagonist edhe në sagën ‘X-Men’.

Në filmin ‘The Wolverine’, superheroi mutant Logan do të udhëtojë në Japoni për tu përballur me një figurë të së shkuarës së tij. Filmi ka një buxhet prej 100 milionë dollarësh dhe regjisori është James Mangold.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA