Dy supermodele të “Victoria’s Secret”, Adriana Lima dhe Erin Heatherton, u shndërruan në protagoniste të duelit më joshës të boksit në botë.
Dy modelet “u përleshën” në inagurimin e një dyqani të veshjeve sportive, në qendër të Nju Jorkut, përpara qindra të pranishmëve të mrekulluar nga spektakli i rrallë.
Midis koleksionit të veshjeve sportive përfshihen recipeta sporti, streçe, xhupa pambuku dhe një koleksion veshjesh intime të reklamuara më parë nga modelet, të konsideruara secila midis femrave më tërheqëse të botës.
Braziliania Lima dhe ish-e dashura e Leonardo Di Caprios, 23-vjeçarja Erin duket se janë shndërruar në mike të ngushta dhe u panë gjatë të gjithë kohës së bashku në një sfilatë mode në Turqi, zhvilluar një javë më parë.
Top Channel