Të paktën 14 të vdekur dhe mbi 120 të plagosur në Ukrainë, dronët rusë godasin një qendër tregtare
Dy bankat më të mëdha amerikane, “Goldman Sachs” dhe “JP Morgan” regjistruan një rritje të ndjeshme të fitimeve, treguan të dhënat zyrtare për tremujorin e fundit të vitit 2012.
Një tremujor i tillë tregon për rikthimin e përfitimeve kolosale në sektorin e bankave të investimeve, i cili u godit me rende nga te gjithe nga kriza e pronave te patundshme ne SHBA dhe rrjedhojat e krizes se Eurozones me pas.
Fitimi neto i “Goldman Sachs” në tremujorin e fundit të 2012-s u trefishua në krahasim me një vit më parë, me një total prej 2,9 miliardë dollarësh.
Ndërkohë, “JP Morgan” regjistroi një rritje përfitimesh në 5,7 miliardë dollarësh, 54% më shumë se 3,7 miliardët e realizuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Paradoksalisht, pavarësisht përfitimeve në rritje, “JP Morgan” ka vendosur që të përgjysmojë pagën e drejtorit të saj të përgjithshëm, i cili do të përfitojë tashmë “vetëm” 11,5 milionë dollarë në vit pagë neto dhe 10 milionë dollarë në aksione.
Top Channel