Kroos: “Nuk më pëlqente kurrë të zëvendësohesha, por Vinicius duhej ta mbante zemërimin e tij”
Interi luan sontë në mbrëmje kundër Bolonjës në sfidën e çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të vendoset se cila do të jetë skuadra që do të vazhdojë në gjysmëfinale.
Zikaltërit, që të shtunën fituan lehtësisht 2-0 përballë Peskarës, pritet të luajnë me disa ndryshime, kryesisht në sulm, ku i riu Livaja do të jetë përkrah veteranit Tomaso Rocchi, i veshur zikaltër gjatë merkatos së janarit.
Trajneri Stramacioni ka karikuar të tijtë duke deklaruar se kërkon kualifikimin për në raundin tjetër, pse jo edhe fitoren e këtij trofeu.
Ndeshja tjetër çerekfinaliste e Kupës së Italisë është ajo mes Romës dhe Fiorentinës që luhet të mërkurën, nga ku do të dalë kundërshtari i Interit apo Bolonjës në gjysmë finale, ndërkohë që dy gjysmëfinalistët e tjerë janë përcaktuar para një jave, ato janë Lacio dhe Juventusi.
Top Channel