Obama kërkon nga Spanja këshilla për futboll
15/01/2013 19:25
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i kërkoi këshillë kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, që t’i tregojë se si mund të fitohet Botërori i futbollit.
Batuta e Obamës u bë në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e një pritje zyrtare të kryeministrit.
“Shtetet e Bashkuara janë përmirësuar ndjeshëm në futboll. Për këtë arsye, i kërkoj zotit Rajoy të na japë ndonjë këshillë se si fitohet Botërori”, tha Obama.
Në përgjigjen e tij, kryeministri spanjoll u zotua që të angazhohet për suksesin e përfaqësues amerikane. “Por, do t’iu ndihmojmë aq sa për të qenë të dytët, pasi titullin e duam vetë”, ishte batuta e Rajoy.
Top Channel