“Më pëlqeu skuadra dhe nuk kam asnjë kritikë”, tha Jose Mourinho pas barazimit 0-0 mes Realit të Madridit dhe Osasunës, por në të vërtetë tekniku portugez i madrilenëve po gënjente para mediave.
Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, Mourinho ka shkarkuar nervat e tij mbi Angel Di Maria, një nga futbollistët që këtë sezon nuk po shfaq nivelin e tij të zakonshëm.
Pas përfundimit të takimit, në dhomat e zhveshjes, “The Special One” iu drejtua argjentinasit me këto fjalë: “Nuk po luan më. Kur merrje më pak para’, vrapoje shumë. Tani që ke rinovuar kontratën, nuk po vrapon fare.”
Ka kohë që Jose Mourinho është i pakënaqur me Di Marian dhe këtë e tregon fakti se nga titullar i padiskutueshëm, sulmuesi i krahut është ulur rregullisht në stol.
Trajneri portugez është i pakënaqur me rendimentin e shumë prej futbollistëve të Realit dhe Di Maria është i fundit që i shtohet listës. Më parë Mourinho është përballur me lojtarë kryesorë të skuadrës si Ozil, Benzema, Sergio Ramos dhe Iker Casillas.
Top Channel