Ciro Immobile, tani për tani te Genoa, por në bashkëpronësi me Juventus-in, mund të jetë përforcimi i duhur për Antonio Conte-n.
Lojtari, ndërkohë, ka deklaruar se nuk ka frikë nga kalimi i madh: “Kam folur me Preziosi-n përpara Krishtlindjes, më ka thënë se do të qëndroja te Genoa. Por, kjo ka ndodhur përpara interesimit të Juventus-it. Gjithsesi, unë jam gati, pastaj nëse presidenti vendos për qëndrimin tim këtu, kjo nuk përbën problem”.
“Megjithatë, do të më bëhej qejfi të kaloja te Juve, – ka thënë Immobile, gjatë grumbullimit me U-21, – sepse do të luftoja për një objektiv si titulli dhe jo për shpëtimin”.
“Të shohësh emrin tim të përmendet përkrah lojtarëve si Drogba e Llorente, mund të duket e ekzagjeruar, por unë ndihem gati për Juventus-in, sepse do të ishte një rast i rëndësishëm, kthesa për karrierën time: ose për mirë, ose për keq”.
Pastaj, në Torino do të rigjente Antonio Conten, me të cilin ka qenë bashkë te Siena: “Ai është një motivues i madh, kujdeset për çdo detaj të mundshëm. I ka dhënë Juventus-it një mentalitet fituesi”.
Top Channel