David Beckham mund të jetë pranë rikthimit në radhët e Milanit, informoi të martën shtypi britanik.
Një ikonë në vendin e tij, ish-kapiteni i kombëtares angleze është aktualisht pa ekip, pasi vendosi t’i jepte fund aventurës së tij amerikane.
Megjithatë, 37-vjeçari ka vendosur që dëshiron ende të luajë dhe disa ekipe europiane kanë pasur kontakte me të.
Më parë, Paris SG ishte shumë afër veteranit, por marrëveshja u prish në momentet e fundit dhe tashmë, sipas mediave britanike, Beckham duket se është vendosur në kontakt me drejtuesit e Milanit dhe është pranë firmosjes për gjashtë muajt e ardhshëm, me mundësinë e rinovimit edhe për një vit.
Për të vazhduar të luajë në nivele ende të larta, Beckham duket se është i gatshëm të pranojë një pagë të papërfillshme për kalibrin e tij, ndërsa në radhët e Milanit, ai mund të luajë edhe në Champions League.
Top Channel