Shayk duhet të blejë bikini?

14/01/2013 16:50

Ndonëse në rolin e një prej modeleve më të suksesshme të veshjeve intime në botë, Irina Shayk i qëllon të veshë me qindra bikini çdo vit, kjo nuk do të thotë se kompanitë i dhurojnë ruses produktet qe ajo reklamon per llogari te tyre.

27-vjeçarja u fotografua në një plazh në Majemi ditën e hënë, me një veshje të pakombinuar dhe larg kujdesit te shfaqur ne setet publicitare, ku pozat e hijshme e kane shndërruar në një ikonë të bukurisë femërore.

Në disa ditë pushimesh nën diellin e ngrohtë të Floridës, gjendja shpirterore e Irinës duket aktualisht krejtësisht e ndryshme me atë të të dashurit të saj, Cristiano Ronaldo.


Fotot: Irina e fotografuar ne plazhet e Majemit

Rusja ka pasur disa sfilata dhe sete fotografike së fundmi, ndërsa Ronaldo, pasi humbi sërisht ndaj Messit në garën për Topin e Artë, përballet me një krizë rezultatesh me Realin dhe paqartësinë për të ardhmen, pasi nuk ka vendosur ende firmën në ofertën e rinovimit të kontratës që i është bërë prej klubit.


Foto: Irina e fotografuar gjate nje seti publicitar ne fund te dhjetorit

Top Channel