Rangers: Të bashkohemi me Premier Ligën

14/01/2013 00:00

Kërkesa e Glasgow Rangers për t’u futur në një kampionat prestigjioz si Premier Liga angleze e futbollit, ka hyrë në një kapitull të ri. Klubi mitik skocez që ka kaluar nën administrim për shkak të borxheve, përmes aksionerit kryesor ka kërcënuar UEFA-n se do ta cojë cështjen në gjykatë.

Çarls Grin, ka dhënë shembujt e skuadrave uellsiane si Cardif City apo Swansea apo bashkëpunimin në futbollin e femrave mes Belgjikës dhe Holandës, si shembujt ku bazohet ekipi skocez për të ndryshuar kampionat.

Numri 1 i Glasgow Rangers, që garanton mesatarisht 40 mijë tifozë cdo ndeshje është kundër planit të ristrukturimit të kampionatit skocez. Ai ka bërë të qartë se një lëvizje e mundshme drejt Anglisë është mëse konkrete.

“Ekziston një kampionat që zhvillohet në dy vende të ndryshme. Ekziston një kampionat profesionist i sanksionuar nga UEFA në Belgjikë dhe Holandë, e megjithëse është kampionat i futbollit të femrave, ky është një precedent. Nëse UEFA na pengon që ne të marrim pjesë në kampionatin anglez për shkak të ndryshimit të shteteve, atëherë do ta çoj në Strasburg për diskriminim seksual”, tha Carls Grin.

“Nëse thuhet se nuk duhet të pranohemi në kampionatin anglez, atëherë duhet të nxirren jashtë tij edhe Swansea e Cardif, pasi edhe ata po luajnë në një shtet të huaj. Mos njerëzit po thonë se Uellsi është në rregull, por Skocia jo? Nuk mund të ekzistojë një situatë ku një pjesë e Unionit aneksohet nga autoritetet futbollistike” tha Grin.

Skocia do të zhvillojë një referendum për shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar, pas kërkesave në rritje të shtetasve për pavarësi nga kurora britanike, ndërsa vetë rasti i Rangers, nëse pranohet në Premier Ligën angleze, ndoshta mund të shërbejë edhe si precedent për ligën mbarëkombëtare shqiptare, një projekt i Tifozave Kuqezi, që së fundmi është përmendur edhe nga kryeministri Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta