Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, deklaroi gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të shtimit të vazhdueshëm të të prekurve nga një formë e rrezikshme gripi sezonal.
Urdhëri i tij bën vaksinimin më të lehtë dhe të disponueshëm tashmë edhe në farmacitë e shtetit të Nju Jorkut, përveçse në gjendrat spitalore.
Të paktën 20 mijë raste të prekjes nga grupi kanë pasur nevojë të trajtohen në spitalet e Nju Jorkut deri më tani, pothuajse katër herë më shumë se të gjithë rastet e dimrit të shkuar.
Aktualisht, pothuajse të gjitha shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke u përballur me një epidemi gripale.
Sipas të dhënave zyrtare, 7,3% e vdekjeve të javës së shkuar ndodhën për shkak të gripit ose pneumonisë, një shifër e pazakontë dhe tepër më e lartë se mesatarja.
Gripi, përgjegjës për disa dhjetëra humbje jete deri tani, është veçanërisht i rrezikshëm midis të moshuarve dhe fëmijëve.
Aktualisht, vetëm tre shtete amerikane janë të paprekura nga epidemia. Ato janë Kalifornia, Misisipi dhe Hauai.
Top Channel