Vajza e Schumacher zbulon aksidentin me kalë të babait të saj pak para tragjedisë në ski, tregon pasionin për kuajt që e ndihmuan të përballonte pasojat " /> ">
Gjatë 42 viteve të jetës së tij, Jared Leto është mësuar të “vjedhë” vëmendjen e shtypit për arsye krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra.
Për herë të parë, në 1999-n, ai u bë i njohur si i dashuri i hollivudianes Cameron Diaz.
Lidhja e tyre zgjati katër vjet, por Leto refuzoi që të kthehej në anonimat, duke hedhur edhe ai hapat e tij në kinematografi, ku mbahet mend mbi të gjitha për rolin e shkëlqyer përkrah Nicolas Cage, në filim “God of War”.

Leto, një vegjetarian i përbetuar është vendosur në qendër të vëmendjes edhe nëpërmjet disa fushatave që ai ka lëshuar në mbrojtje të kafshëve.

Së fundmi, 42-vjeçari fitoi vëmendje i veshur si një grua, për të promovuar rolin e tij të tranvestitit në “Dallas Buyers”.


Megjithatë, vetëm pak ditë pasi fitoi të dielën çmimin “Golden Globe” si Aktori më i Mirë Joprotagonist gjatë 2013-s, Leto rikthehet në qendër të vëmendjes mediatike, këtë herë duke treguar të gjithë mashkullorësinë e tij për një ndër fotografët më të njohur të botës, Terry Richardson.

Top Channel