“Juventus nuk do të bëjë asnjë goditje të madhe në merkaton e janarit.” Kështu është shprehur Giuseppe Marotta, administratori i deleguar i Juventusit për mediat sportive italiane.
“Kemi një sulm që ka shënuar më shumë se të gjitha skuadrat e tjera sepse Roma një ndeshje e ka fituar 3-0 në tavolinë. Nuk mendoj se kemi nevojë për sulmues, thjesht në dy ndeshjet e fundit nuk kemi pasur fat.”
“Do të presim të na kthehen lojtarët e dëmtuar dhe të shohim më pas se çfarë do të ndodhë”, shtoi Marotta, i cili komentoi edhe momentin që po kalon Juventusi në kampionat pas barazimit 1-1 ndaj Parmës.
“Nuk jemi të kthjellët si në fillim të sezonit. Kjo edhe për shkak se na mungojnë lojtarë si Marchisio, Asamoah, Pepe dhe Chiellini. Lazio dhe Napoli janë afruar. Këto dy skuadra po tregohen më lart se të tjerat dhe pikët e vërtetojnë këtë”, deklaroi Marotta.
Top Channel