Bradley Cooper ka përgënjeshtruar zërat se ka një marrëdhënie me Jennifer Lawrence, aktoren e re me të cilën ka interpretuar në filmin ‘Silver Linings Playbook’.
Cifti ka qenë subjekt spekullimesh kohët e fundit pasi 22-vjeçarja u nda nga partneri i saj javën e kaluar. Ndërsa nga ana e tij, 38-vjeçari është ndarë nga aktorja Zoe Saldana në fillim të këtij muaji.
Kur u pyet në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” mbi një marrëdhënie të mundshme me Jennifer Lawrence, Cooper tha: “Kur nuk kemi pasur një lidhje deri tani, nuk do të kemi kurrë. Kam moshë për të qenë babai i saj.”
Gjithsesi, gjatë mbrëmjes, aktorët qëndruan pranë njëri-tjetrit dhe gjatë gjithë kohës kishin një buzëqeshje të stampuar në fytyrë.
Top Channel