
Në korrik William dhe Kate pritet të bëhen prindër dhe në një vend ku thuajse çdo qytetar ka në genet e tij bastin, kompanitë e këtij sporti kurrësesi s’mund të linin t’u rrëshqiste nga duart një mundësi e tillë.
Bastet kanë nisur me gjininë; mashkull kuotohet me koeficientin 2, ndërsa mundësia që Kate të lindë një vajzë e që më pas ta pagëzojë me emrin Diana, në nder të mamasë së bashkëshortit të saj, e lindur më 1 korrik, kuotohet me koeficientin 1.91.
Alternativat s’ndalen me kaq. Që foshnja do të ketë flokë me ngjyrën e së ëmës, kuotohet me 2.62 dhe që do të peshojë pak më shumë se 3 kilogram kuotohet me koeficientin 3.
Kulmi arrin me parashikimet për mënyrën se si do të lindë Kate dhe kohëzgjatjen. Ndërhyrja çezariane kuotohet me koeficientin e ulët prej 1.67 dhe lindja naturale me 2.1, ndërsa që i gjithë operacioni i lindjes së foshnjes (natyral apo çezarian) zgjat më pak se gjashtë orë vlerësohet me koefiçientin 5.5.
Top Channel