Kroos: “Nuk më pëlqente kurrë të zëvendësohesha, por Vinicius duhej ta mbante zemërimin e tij”
Barcelona fitoi mbrëmjen e së dielës me rezultatin 3-1 ndaj Malaga duke regjistruar kështu fazën e parë më të mirë në historinë e kampionatit spanjoll.
Katalanasit shënuan tre gola me anë të Messi, Fabregas dhe Thiago Alcantara duke e shtuar diferencën me Real Madrid në +18 pikë dhe duke grumbulluar plot 55 pikë pas 19 ndeshjeve të para të kampionatit.
Rekordi i mëparshëm mbahej sërish nga Barcelona që me Guardiolën në stol kishte arritur të grumbullonte 52 pikë në fazën e parë të sezonit 2010-2011.
Skuadra që tashmë drejtohet nga Tito Vilanova është e vetmja që ka shënuar në 37 ndeshje radhazi dhe është ekipi që ka shënuar më shumë në transfertë në 19 ndeshjet e këtij kampionati.
Gjithashtu, Barcelona ka barazuar edhe një rekord tjetër: atë të fitoreve radhazi në transfertë (10, sezoni 2010-2011).
Top Channel