Nisi me një sukses të thjeshtë të rruga e Novak Djokovic drejt titullit të tretë radhazi në “Grand Slem”-in e parë të vitit, në “Australian Open”.
Numri një në botë mposhti në tre sete, me rezultatin 6-2, 6-4 dhe 7-5 francezin Mathieu, i cili rikthehej në Australi pas tre vitesh mungese për shkak dëmtimesh.
“Isha në kontroll absolut në dy setet e para. Në të tretin u ndieva në vështirësi dhe u desh të djersisja shumë për të fituar, por jam i kënaqur me këtë debutim”, deklaroi serbi.
Mes meshkujve, avancon pa problem spanjolle David Ferrer, numri katër i turneut pas tërheqjes së Nadalit, ashtu si Berdych dhe Almagro.
I shkëlqyer debutimi mes femrave i ruses Maria Sharapova, e cila shkatërroi bashkëkombasen Puchkova, duke e mundur në vetëm 55 minuta, me rezultatin 6-0, 6-0.
“Vetëm dy gejmet e parë u dyluftuan, por rezultati nuk ka shumë rëndësi. Do të kisha qenë e lumtur edhe me një fitore 7-6 në raundin e tretë”, deklaroi Sharapova pas fitores.
Avancojnë më tej edhe Radwanska e përpara publikut të saj, edhe australania Stosur.
Top Channel