Ndërkohë që programi “The voice of Albania” vazhdon me garën për të përzgjedhur zërin më të mirë të Shqipërisë, pjesëmarrësit e tij janë bërë tashmë të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar.

Një koncert i zhvilluar me disa nga këngëtarët e “The voice”, ditën e shtunë në një qendër tregtare të Tiranës, ka mbledhur shumë njerëz, që i kanë ndjekur pjesëmarrësit e këtij edicioni nga afër.

Tashmë kanë mbetur nga dy këngëtarë për çdo trajner. Gara do të vazhdojë edhe për dy të premte radhazi, derisa mbrëmjen e fundit, mes katërshes finale do të zgjidhet edhe fituesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA