Real Madrid, 0-0 ndaj vendit të fundit
13/01/2013 00:00
Real Madrid tregoi në transfertën ndaj Osasunës se kampionati është i paarritshëm për të dhe se nuk ka ndërmend të harxhojë energji për të ndjekur Barcelonën që aktualisht ndodhet 16 pikë e shkëputur në krye të klasifikimit.
Madrilenët barazuan 0-0 në Pamplona në një ndeshje ku mungonte Cristiano Ronaldo, Pepe dhe Sergio Ramos, ndërsa Ozil dhe Benzema e nisën nga stoli pasi Jose Mourinho vendosi t’i ruajë për ndeshjen e Kupës së Mbretit, ndaj Valencia.
Në mungesë të golave dhe rasteve për shënim, protagonisti i ndeshjes u bë Kaka’, i cili u fut në fushë në pjesën e dytë dhe mori 2 kartona të verdhë brenda 17 minutash për një goditje me bërryl dhe për pengim të nisjes së lojës ndaj një kundërshtari.
Top Channel