Milan, barazim me Sampdorian

13/01/2013 00:00

Milan nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e fundit të javës së parë të fazës së dytë të Serisë A.

Kuqezinjtë nuk arritën të merrnin tre pikë ndaj Sampdorias, në një takim ku patën vetëm një rast të pastër për shënim, por goditja e Boateng u ndal në vijën fatale nga portieri Romero.

Në Xhenova skuadra e Allegrit vuajti dhe ishte portieri Christian Abbiati ai që shpëtoi portën në disa raste.

Në këtë mënyrë, Milan humb mundësinë për të kaluar në renditje Romën dhe të afrohet me Fiorentinën.

Juventus ndalet sërish, afrohet Lazio

Juventusi i Kontes ka konfirmuar edhe në Parma se nuk po kalon një moment të mirë në kampionat.

“Zonja e vjetër” barazoi 1-1 në “Tardini”, duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve, të zbresin në -3 diferencën e pikëve me ta, që vazhdojnë të jenë kryesuesit e Serisë A.

Pas një pjese të parë pa gola, Juventusi kaloi në avantazh në fillimin e së dytës, me një gol të Pirlos. Gjuatja e mesfushorit u devijua nga Biabiani dhe përfundoi në rrjetë.

Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 78-të me Sansonen.

Nga ana tjetër, Lazio mundi 2-0 Atalantën dhe vazhdon të shpresojë te titulli kampion në Itali.

Golat për skuadrën, ku aktivizohet edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u shënuan në pjesën e dytë nga Flokari dhe Brivio, një autogol.

Humbi këtë fundjavë edhe Roma, e cila u mund 1-0 nga Katania, ndërsa Napoli shkatërroi 3-0 Palermon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA