Interi bën detyrën ndaj Pescarës

13/01/2013 08:15

Interi ka bërë detyrën përballë Pescarës në “San Siro”, duke fituar pastër 2-0.

Palasio në minutën e 31-të arrin të kalojë zikaltrit në avantazh, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, i janë dashur 10 minuta skuadrës së Stamaccionit për të shënuar edhe golin e dytë.

Ishte Guarin ai që dyfishoi shifrat, duke i dhënë skuadrës një rezultat shumë të rëndësishëm në javën e parë të fazës së dytë të Serisë A, pasi lejon Interin të ngjitet përkohsisht në kuotën e 38 pikëve në vendin e tretë, 6 më pak se Juventusi kryesues dhe një më pak se Lacio e vendit të dytë. Të dyja skuadra këto që do të luajnë ditën e dielë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA