“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Persona për të cilët policia thotë se janë anëtarë të grupeve anarkiste, kanë sulmuar me bombë molotov banesën e vëllait të zëdhënësit të qeverisë greke, Simo Qedhikoglou.
Sulmi i pazakontë ka ndodhur gjatë orëve të natës, në kohën kur vëllai i zëdhënësit, bashkëshortja dhe fëmija e tyre 3-vjeçar ndodhej në banesë. Sipas policisë, persona të panjohur, thyen me vare hyrjen e portës së godinës trekatëshe ku banon vëllai i zëdhënësit e pastaj lëshuan një bombë molotov.
Flakët e zjarrit dëmtuan godinën, por për fat nuk vunë në rrezik jetët e personave brenda saj. Incidenti përfundoi me ndërhyrjen e zjarrfikësve që mbërritën menjëherë në zonë duke shuar shumë shpejt flakët. Zëdhënësi i qeverisë greke është prej kohësh në krye të përballjes politike me eksponentë të së majtës radikale.
Ai e ka akuzuar shpeshherë partine Syriza se fshihet pas sulmeve anarkiste dhe mbështet ekstremistët, protagonistë të akteve të dhunës gjatë protestave të shumta që zhvillohen në rrugët e qyteteve greke që prej fillimit të krizës ekonomike.
Top Channel