Stërvitja e parë e Patos

12/01/2013 00:00

Nga Brazili mbërrin stërvitja e parë dhe konferenca e parë për shtyp e Alexandre Pato-s me fanelën e tij të re.

Ish-futbollisti i Milanit falenderoi kuqezinjtë për 5 vitet që ai i quajti të mrekullueshme të kaluara me fanelën e skuadrës italiane, por shtoi se tashmë duhet të shohë përpara e të japë kontributin e tij maksimal për skuadrën e tij të re.

Lidhur me gjendjen shëndetësore, braziliani tha se “kurrë nuk ishte ndjerë më mirë” dhe se mezi po priste që të zhvillonte ndeshjen e parë për skuadrën e Korinthiansit.

Pato u transferua në ditët e para të merkatos së janarit për shumën prej 15 milion eurosh nga Milani drejt vendlindjes së tij. Transferta i dha fund ulje-ngritjeve të tij me fanelën e kuqezinjve, paraqitje e kushtëzuar jashtë mase nga dëmtimet e shpeshta të tij.

Me Korinthians, që në dhjetor u shpall kampione bote pas fitores 1-0 në finalen e diskutuar me Chelsea-n, Pato do të luajë në ligën e parë braziliane dhe Kupën Libertadores, simotra e Ligës së Kampioneve në Amerikën Latine.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta