Një vit nga tragjedia e “Costa Concordia”

12/01/2013 17:50

13 janar 2012, një pakujdesi e kapitenit çoi në përplasjen me shkëmbinjtë në brigjet perëndimore të Italisë të anijes “Costa Concordia”, përbindëshi turistik që vazhdon të qendrojë atje, pa lëvizur asnjë centimetër.

Operacionet për zhvendosjen e saj janë shtyrë datë pas date, ndërsa aktualisht përflitet se lëvizja e saj do të ndërmerret në shtator të këtij viti. Aksidenti tragjik i kroçerës u mori jetën 32 personave nga mbi 4200 që ndodheshin në bordin e saj.

Autoritetet italiane pas tragjedisë nisën hetimet për të gjetur fajtorë. Në përfundim të tyre u akuzua kapiteni i saj, Schettino për pakujdesi dhe papërgjegjshmëri në drejtimin e anijes. Aktualisht, Schettino vijon betejën me drejtësinë për rastin në fjalë.

Të dielën mbushet fiks një vit nga aksidenti. Të afërm dhe familjarë të viktimave pritet të jenë në vendngjarje për të kryer homazhe. Mes tyre parashikohet të jetë edhe presidenti italian, Giorgio Napoletano. 

Top Channel