Dy të vdekur nga aksidenti

12/01/2013 00:35

Një aksident është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga përplasja e dy mjeteve kanë humbur jetën drejtuesit e tyre. Të përfshira në aksident kanë qenë mjetet me targa AA 889 AY dhe AA 066 CN, por ende nuk janë bërë të ditur emrat e viktimave.

Nga raportimet, njëri prej mjeteve është ndarë në dy pjesë, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur edhe një zjarrëfikëse.

Shkaqet e aksidentit mendohen të kenë qenë shpejtësia, lagështira dhe errësira.

Top Channel