
Portreti i parë dhe zyrtari i Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton, i zbuluar mëngjesin e së premtes, shkaktoi reagim të dyzuar tek kritikët dhe publiku britanik.
Kritika kryqëzoi veprën e autorit, Paul Emsley, të përzgjedhur nga vetë Dukesha. Sipas tyre, imazhi i derdhur me penel nuk tregon aspak “Kate-n e jetës së përditëshme”.
Kritikët thonë se mungesa e buzëqeshjes, hijet poshtë syve tregojnë një anëtare të familjes mbretërore më të vjetër se 31-vjeç dhe jo Kate ashtu sic është.
Portreti zyrtar është një traditë shekullore e familjes mbretërore. Për realizimin e Kate, që iu bashkua kësaj familje pas martesës me princin William, u kujdes piktori Paul Emsley, i përzgjedhur nga vetë Dukesha dhe i njohur për pikturat e tij tmerrësisht të realiste, thuajse si një fotografi.
Top Channel