Obama, mbrojtje të përjetshme

11/01/2013 21:40

Presidenti amerikan Barack Obama ka firmosur një ligj që u garanton mbrojtje të përjetshme nga shërbimet sekrete ish-presidentëve, bashkëshorteve dhe fëmijëve, derisa të mbushin 16 vjeç.

Masa do të aplikohet për presidentët e zgjedhur pas vitit 1997 për shkak të rritjes së kërcënimeve terroriste, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Për rrjedhojë i bie që të përfitojnë vetë Obama dhe parardhësi i tij George W. Bush, ndërkohë që mbetet jashtë Bill Clinton, i zgjedhur në vitin 1996.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar ndër të tjera se presidenti Obama do ta mbajë fjalimin në Kongres për të ashtuquajturin “State of Union” më 12 shkurt.

Obama është thirrur në takimin tradicional të Dhomave nga spikeri i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bohener.

“Kombi ynë vazhdon të ketë përpara sfida të mëdha dhe populli amerikan pret që të vazhdojmë punën së bashku këtë vit të ri, për të gjetur zgjidhje të rëndësishme”, thuhet në një komunikatë.

Top Channel