Nicole Scherzinger promovon këngën e re
11/01/2013 15:30
Nicole Scherzinger do të nxjerrë së shpejti në treg këngën e saj më të re me titull “Boomerang” dhe ka vendosur ta promovojë atë me një set fotografik shumë joshës.
Këngëtarja 34-vjeçare ka treguar trupin e saj fantastik në disa poza që po jua paraqesim më poshtë.
Ish-pjesëtarja e grupit Pussycat Dolls është shprehur më parë se sekreti i formave të saj të mahnitshme është stërvitja dhe ushqimi i shëndetshëm: “Harrojini dietat magjike. Thjesht hani atë që duhet dhe bëni shumë vrap.”
Nicole Scherzinger do të nxjerrë në treg albumin e saj të dytë në muajt e parë të këtij viti.
Top Channel