Ndërron jetë Claude Nobs, themeloi Festivalin Montreux të Jazz-it

11/01/2013 05:00

Claude Nobs, themeluesi i Festivalit të njohur botërisht “Montreux” të Jazz-it në Zvicër, ka ndërruar jetë pas një aksidenti duke praktikuar sportin e skive.

76-vjeçari u rrëzua gjatë praktikimit të skive gjatë pushimeve të Krishtlindjes. Ai u shtrua në spital, por ndërroi jetë më 10 janar, u bë e ditur në një deklaratë në faqen e internetit të festivalit.

Festivali, i cili mbahet në brigjet e Liqenit të Gjenevës, ka patur si protagonistë edhe emra si Miles Davis apo Santana.

“Për të gjithë ne, që ishim me fat të jetonim gjatë rrugës tuaj, ju do të mbeteni gjithmonë ai që vinit në diskutim gjërat e sigurita”, thuhej në deklaratë. Organizatorët kanë deklaruar më parë, se aksidenti i Nobs nuk do të ketë ndikim në eventin e këtij viti, i cili do të mbahet nga 5 deri më 20 korrik. “Ne mbajmë dhe do të vazhdojmë të mbajmë gjallë, çdo gjë që na ke thënë ti”, thuhej më tej në deklaratën e së enjtes.

Festivali u bashkëthemelua nga Nobs dhe presidenti i “Atlantic Records”, Nesuhi Ertegun, në 1967, që rezervuan Charles Lloyd dhe Keith Jarrett si emrat e parë të njohur.

Nobs fitoi një pseudonim për vetveten, “Claude i shokuar”, i cili shpëtonte fëmijë në këngën e Deep Purple, “Smoke on the Water” të 1973. Kënga flet për një zjarr, që dogji kazinonë Montreux, ku festivali po mbahej, gjatë koncertit të Frank Zappa në 1971.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA